Një lajm i trishtë vjen nga Maqedonia e Veriut, ku një grua lehonë, e cila kishte sjellë vetëm pak ditë më parë fëmijën e saj të parë, ka ndërruar jetë. Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, që nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur lajmin.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçare nga Kumanova. “Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27-vjeçare nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo, më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars në gjendje të rëndë shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkruan në profilin e tij Filipçe.

Ndërkohë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë njoftojnë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: