Ditët e lumtura në shtëpinë e Rugabit janë shndërruar në ditë frike. Michela Persico, bashkëshortja e mbrojtësit të Juventusit, ka rezultuar pozitive në testin e Covid-19. Michela ka rrëfyer për revistën “Chi” se është shtatzëne:

Mikela
Mikela

“Un dhe Daniele presim një fëmijë. Nuk arrij dot as të flas, mjekët më sigurojnë, por për momentin kam frikë. Nuk mund të takoj askënd, por do t’ia dal. Michela ka treguar ndër të tjera se Rugani nuk ndodhet më të: “Daniele nuk kishte asnjë simptome, më pas në mënyrë të papritur kishte pak temperaturë, asgjë për tu shqetësuar, më pas iu nënshtrua testit, rezultoi pozitiv. Ai ishte shumë mirë, edhe un gjithashtu, nuk kam asnjë simptomë, jam mirë. Daniele ndodhet në “J Hotel”, nuk e takoj. Më duhet të kuptoj se çfarë do të ndodh, shpresoj që virusi të mos ndikoj në shtatzëni. Mjekët më kanë thënë që të mos kem frikë, por vendosni në vendin tim, kam frikë pafund”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb