Portieri rus, Igor Akinfejev, heroi i ko mbëtares në penalltitë kundër Spanjës, është shprehur ditën e djeshme se nuk i kishte studiuar iberikët, por e dinte paraprakisht ku do godisnin. “Nuk u stërvita, prisnim të kualifikoheshim që në kohën e rregullt, edhe pse isha i sigurt se ku do godisnin spanjollët”, u shpreh për gazetarët ditën e djeshme, nga qendra sportive “Novogorsk”.

“DUAM MË SHUMË”
Moskoviti, i cili ndali nga pika e bardhë Koken e Iago Aspasin, duke ndihmuar Rusinë që të dilte e fituar nga lotaria e 11- metërshave ditën e diel (4-3), ka shtuar: Isha me fat, kjo është gjithçka. Është një sukses që i shkon gjithë skuadrës ruse, nuk duhet të veçojmë askënd. Por, ndeshja ishte e gjatë dhe 120′ të mbushura me emocione. Kombëtarja u ka dhuruar të gjithëve një festë, por kjo është histori e kaluar: le të lëmë gjithçka pas, sepse duam të arrijmë diçka më shumë”.

ATMOSFERA
Për sa i takon përballjes së çerekfinales kundër Kroacisë (luhet ditën e shtunë), portieri është shprehur se nuk mund ta komentojë skuadrën ballkanike, duke qenë se rrallëherë e sheh futbollin e tyre: “Po ndjek vetëm ekipin tonë. Natyrisht, kam parë diçka gjatë Botërorit, por jo kroatët.

Atmosfera? Nuk e di si po e përjetojnë tifozët, por të gjithë mund të shohin që ka një frymë pozitive. Pas fitores (kundër Spanjës) e thashë se këtu nuk ka eufori apo fjalë boshe. Mendoj se Rusia ka provuar një aftësi të madhe organizative. Sipas meje ky Botëror është njëri nga më festivët. Kam qenë prezent në ‘Brazil 2014’ dhe në Euro 2016, por këtë raport mes fansave po e shoh vetëm këtu”

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/u-priti-dy-penallti-iberikeve-akinfejev-nuk-i-studiova-spanjollet-por-dija-ku-godisnin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb