Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të etnisë serbe. Nikolla Vujoviç është arrestuar nga institucionet e Kosovës pasi siç njofton Ministria e Brendshme, atij i është hequr edhe shtetësia pasi është punësuar në Policinë e Serbisë.

Kjo, sipas MPB-së, bie ndesh me sigurinë kombëtare të vendit.

Ndërkaq, Vujoviç është dërguar në kampin e azilantëve në Prishtinë dhe është në pritje të ekstradimit.

Zveçla: Nikolla Vujoviç cenoi sigurinë kombëtare
Në të njëjtën ditë, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës nga komuniteti serb, për “cenim të sigurisë kombëtare” të vendit.

Sveçla nuk tregoi nëse Nikolla Vujoviq – pjesëtarë i policisë serbe – është arrestuar dhe nuk dha hollësi të tjera rreth tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb