Agostin Deda 39-vjeçari shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi.

Gjatë aksionit të policisë britanike, u zbuluan edhe rreth 200 bimë kanabisi me një vlerë prej 48, 000 paund.

Sipas mediave të huaja, objekti ose ‘shtëpia e barit’ siç etiketohet ndryshe, ruhej nga shqiptari 39-vjeçar i cili jetonte ilegalisht në Britani dhe ishte i zhytur në borxhe.

Por Agustin Deda do të duhet të përballet edhe me një tjetër problem, pasi  tani ai kërcënohet me familje nga njeriu i cili e punësoi të ruante drogën.

Deda kishte emigruar drejt Britanisë së Madhe duke u fshehur në një kamion, ku edhe kishte paguar kishte paguar 22,000 paund.

Më pas u  rekrutua për të punuar si kopshtar në fermën e kanabisit në Hull të Anglisë.

Në një dëshmi të dhënë për gjykatën angleze, Deda ka thënë se është kërcënuar me familjen e tij në rast se do të largohej nga ambientet e fermës.

39 vjeçari fillimisht mohoi se merrej vetë me kanabisin, por më pas pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit.

Save

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb