Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua sot për vdekje me armë zjarri në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Deri më tani nuk dihen detje rreth autorit/ve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: