Personi që shihni në foto është Ajet Guneli, i cili u vra dje me kallashnikov pas një sherri banal në Kuçovë. Ngjarja ndodhi në fshatin Goraj. 41-vjeçari u qëllua për vdekje nga 44-vjeçari Vangjel Polovina, i cili i kishte marrë një stallë derrash me qira, për të cilin ka nisur dhe konflikti që shkoi deri në vrasje.

Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e viktimës. Polovina qëlloi me një karikatorë drejt viktimës, ndërsa në trup atë e prekën gati 20 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët nuk kanë shkuar ta tërheqin. Mësohet se ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Viktima Berat
Viktima Berat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: