Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e të riut me ngjyrë Daunte Wright, i cili është qëlluar për vdekje nga policia, pas ndalimit të tij në Mineapolis. Wright, 20-vjeçar është qëlluar më 11 prill nga një zyrtare policore, e cila ka thënë ta ketë qëlluar viktimën me armën e gabuar.

Policia ka thënë se e ka ndaluar Wright për skadim të regjistrimit të targave të makinës dhe ka tentuar ta arrestojë atë për shkak të një urdhri paraprak për paraqitje në gjykatë me akuzat e grabitjes së armatosur, ikjes së policisë dhe posedimit të armës pa leje, shkruan Rel.

Incizimet nga kamerat trupore të policisë tregojnë përleshjet e Wright me policinë, i cili tenton të hyjë në makinën e tij. Makina më pas niset dhe pas disa blloqeve përplaset. Zyrtarja e bardhë policore, e cila ka qëlluar viktimën, ka dhënë dorëheqje pas incidentit dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.

Për shumë persona, vdekja e Wright ka qenë përkujtim për brutalitetin policor, andaj edhe është kërkuar përgjegjësi. Incidenti ka nxitur mbajtjen e disa protestave në Qendrën Brooklyn.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb