TIRANË

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e dy të rinjve në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kanë qenë në një kalçeto dhe sapo ka mbaruar ndeshja, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi.

Të pyetur nga hetuesit në spital, ata kanë thënë se kanë bërë një manovër të gabuar me makinë dhe i kanë prerë rrugën një makine tjetër, që po lëvizte në këtë aks. Sipas dy të rinjve, pas kësaj manovre janë përfshirë në konflikt me drejtuesin e mjetit, që i kanë prerë rrugën, dhe miqtë e këtyre të fundit, që lëviznin me një tjetër mjet.

Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve. Pas plagosjes, dy të rinjtë 20 dhe 19 vjeç kanë mbërritur në Spitalin e Traumës me makinën e tyre, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pas mesnatës, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrollin në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb