VLORË

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj dy policëve në Vlorë. Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për “BalkanWeb” se dy policët janë qëlluar me armë kur po udhëtonin me një makinë private fuoristradë tip “Audi” teksa paralel i është afruar një makinë tip “Volkswagen”.

Nga ky mjet një person ka nxjerrë armën nga xhami dhe ka qëlluar në drejtim të dy policëve, por fatmirësisht të dy i kanë shpëtuar plumbave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb