FERIZAJ

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informacion shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, është gjetur nga forcat blu, tek halla e tyre dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb