Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.

b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në regjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në regjimin 41/BIS.

Tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: