Javë më parë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, u shfaqën në tapetin e kuq për paraqitjen e tyre të parë publike që kur u ribashkuan duke iu lënë të gjithë pa fjalë.

Https Cdn.cnn.com Cnnnext Dam Assets 210911112812 01 Jennifer Lopez Ben Affleck Red Carpet Appearance

Po disa burime thonë se do të ketë një martesë të vërtetë nga këta të dy në një të ardhme jo shumë të largët. Në fakt, ata tashmë po bëjnë plane për një ceremoni ekstravagante prej 60 milionë funtesh.

“Ben dhe Jen janë plotësisht në të njëjtën pikë për t’u martuar dhe ata duan që dasma të jetë një shfaqje e vërtetë”, thotë një burim i afërt me çiftin.

“Ata të dy kanë thënë se nuk duan të kursehen dhe po shikojnë një festë gjashtë-ditore. Do të ketë gjithçka: një listë mysafirësh të famshëm me të gjithë miqtë dhe të dashurit e tyre, përfshirë Matt Damon dhe Ellen DeGeneres. Do të ketë shfaqje nga të tilla si Mary J Blig. Dhe, natyrisht, do të ketë gjithashtu një shpenzim të madh për ushqim, pije dhe lule”.

Dyshja tërhoqën vëmendje në premierën e “The Last Duel”. Ishte ngjarja e tyre e parë publike së bashku që nga premiera e “Maid In Manhattan” në 2002, dhe fansat u emocionuan tejet shumë.

Ata dëshirojnë të blejnë një pronë prej 85 milionë dollarësh në Los Angeles dhe duan të arrijnë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Tani mbetet vetëm të presim, por ajo që dimë me siguri është se do të jetë një ngjarje madhore si Oscars dhe një spektakël i vërtetë Hollywood-i, si asnjë tjetër.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: