Jennifer Lopez ka dhënë një intervistë për herë të parë pas rikthimit me Ben Affleck.

Ajo ka folur me Zane Lowe në Apple Music 1, ku ndau publikisht se sa e lumtur ndihet me jetën e saj tani.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur”, tha ajo.

“E di që njerëzit gjithmonë pyesin. Si je? Çfarë po ndodh? A je mirë? Kjo është. Unë kurrë nuk kam qenë më mirë. Dhe dua që njerëzit e mi që kujdesen për mua, sepse unë kujdesem shumë për ta, ta dinë se unë kam arritur me të vërtetë në një vend në jetën time ku ndihem shkëlqyeshëm me veten. Dhe mendoj se sapo të arrini në atë vend, atëherë ju ndodhin gjëra të mahnitshme që nuk i imagjinoni kurrë se do të ndodhin përsëri në jetën tuaj. Unë jam aty. Dhe e dua gjithë dashurinë që po më vjen tani dhe të gjitha urimet e mira. Dhe thjesht dua që të gjithë ta dinë se është periudha më e mirë. Është periudha më e mirë e jetës sime.”

Gjatë intervistës, Lopez tha se ishte në Republikën Dominikane, pas ndarjes me Alex Rodriguez, kur e kuptoi se ishte koha dhe vendi i duhur për të regjistruar përsëri.

“Unë jam mirë! E dua jetën time tani. E dua atë që po bëj. E dua vendin ku jam. Unë e dua personin që vazhdimisht jam duke u zhvilluar dhe duke u bërë. Dhe ai lloj gëzimi, ajo lloj lumturie, ajo lloj dashurie gjithmonë më frymëzon. Unë mendoj se disa njerëz vërtet frymëzohen kur e kanë zemrën të thyer”, -tha ajo.

Pasi ishin ndarë rreth 20 vjet më parë, J.Lo dhe Ben Affleck u rikthyen bashkë menjëherë pasi këngëtarja i dha fund me Alex Rodriguez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb