Në fillim u largua drejt Manchester United pasi Ferguson pikasi shumë talent në këmbët e tij, por edhe kur u rikthye pas 13 vitesh Rooney ka mbetur i njëjti.

Ish-kapiteni i “djajve të kuq” në takimin e parë për “blutë” e Liverpulit kundër Gor Mahias ka realizuar një supergol. 31-vjeçari lëshoi një silur nga jashtë zone për të shtangur portierin kundërshtar duke sigluar shifrat përfundimtare të takimit, 3-0.

Kujtojmë që Manchester United e la të lirë Rooney për t’ju bashkuar Everton pak ditë pasi kishin “rrëmbyer” Lukakun nga këta të fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb