Zlatan Ibrahimovic u rikthye të luajë me Suedinë, duke i habitur të gjithë me vendimin e tij. Edhe pse 41-vjeçar, sulmuesi i Milanit pranoi ftesën e kombëtares dhe luajti 18 minuta ndaj Belgjikës, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024.

Gjithsesi, Ibra së fundmi, mësohet se ka shfaqur probleme fizike dhe ka zhvilluar stërvitje i diferencuar nga pjesa e tjetër e grupit. Ky nuk është aspak një lajm i mirë për trajnerin e Suedisë, Andersson, i cili në ankth pret për të mësuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit.

Andersson shikon për Ibrahimovic një rol të ngjashëm me atë që ka mbuluar në vitet e fundit te Milan, ku sigurisht nuk luan çdo ndeshje, por drejton skuadrën në dhomat e zhveshjes dhe është burim frymëzimi për lojtarët më të rinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: