Nga një fillim sezoni të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, me shumë pikëpyetje dhe paraqitësi për të ardhmen, Partizani u rikthye në fund të fazës së parë në krye të klasifikimit. Në një kampionat me shumë pak diferenca, të kuqtë ishin ekipin që gabuan më pak. Nga Kukësi te Kukësi, Partizani dhe Franko Lerda duhet të bëjnë edhe një herë llogaritë me ekipin që i mposhti në start dhe një nga rivalët kryesor për titullin kampion:

“Mendoj se nuk kemi presion për Kukësin. Kush luan apo drejton te Partizani, rëndësi ka që të ruajë ekuilibrat pasi dihen objektivat e klubit. Jemi përgatitur për këtë takim, dhe mendoj se do e zhvillojmë këtë ndeshje me qetësi të plotë, siç kemi bërë edhe në ndeshjet e kaluara”

Lerda
Lerda

Pas xhiros së parë edhe Franko Lerda e ka krijuar një idetë të plotë mbi rivalët:

“Për sa i përket organikës së ekipeve, Kukësi dhe Tirana kanë organikën më të plotë, bashkë me Partizanin. Janë rivalët tanë. Por, janë edhe Teuta e Bylisi, që po bëjnë shumë mirë. Edhe Vllaznia po ecën mirë. Janë skuadrat surprizë të sezonit, dhe po bëjnë një kampionat pozitiv”.

Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Kukësit, Lerda vlerësoi maksimalisht ekipin e Shpëtim Duros por ky është një takim që për italianin vlen vetëm 3 pikët:

Lerda2
Lerda2

“Përtej fazave, e parë, e dytë apo e tretë, me rëndësi është që ne të marrim pikët në çdo takim. Kukësi është një ekip i vështirë, duke parë edhe organikën që ka në gjirin e saj. Është një ekip që ka lojtarë ekspert, dhe me kualitet në repartin e avancuar. Është një test i rëndësishëm për ne, tashmë që nis edhe faza e dytë. Mendoj se ashtu si ne, edhe Kukësi ka objektiva të qarta për këtë sezon. Po përpiqemi ta përgatisim mirë këtë ndeshje, duke parë edhe sa ditë kemi pasur në dispozicion”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb