Në media u përfol se i dashuri i Luanës, biznesmeni Krenar Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që shqetësoi Luanën dy ditë më parë. Por në një foto që vetë Çoçaj ka postuar sot në rrjetet sociale, nuk duken shenjat e dhunës. Ndërkohë Luana Vjollca ende nuk ka bërë ndonjë publikim në rrjetet sociale dhe nuk dihet asgjë për gjendjen e saj.

17918444-395397460846544-1549615868-n-1

NGJARJA
Dy ditë më parë, 32-vjeçari Besmir Lila banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, që mbante me vete edhe një armë pa leje ndiqte me makinë prezantuesen Luana Vjollca, teksa kthehej nga puna për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”. Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku. Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Madje Lila ka nisur edhe të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj. Mes të dyve ka pasure një përplasje fizike, madje Lila ka nxjerrë edhe armën që mbante pa leje, por ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur më të keqen.

DESHMIA E LUANËS
“Më bezdiste shpeshherë. Pothuajse kur shkoj e kur kthehem nga puna për në shtëpi. Nuk e kam denoncuar, sepse nuk i kam kushtuar shumë rëndësi”, – ka thënë në polici Luana.

DËSHMIA E FANSIT NË POLICI
“Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”,- deklaroi Besmir Lila.

KUSH ËSHTË KRENAR ÇOÇAJ, BIZNESMENI NGA TIRANA QË I RRËMBEU REMRËN LUANËS
Krenar Çoçaj, 29 vjeç, i cili banon në Prishtinë, njihet në Kosovë edhe si ish¬ i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri dhe si menaxheri i saj deri në momentin që u ndanë. Çoçaj njihet po ashtu edhe si një ndër njerëzit më të pasur e për jetën luksoze që bën. Prej kohësh lidhja e tyre ka vazhduar mes Prishtinës dhe Tiranës, edhe pse nuk ishte konfirmuar publikisht nga asnjëri prej tyre. Por, pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në Komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 4 muajsh. Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: