Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forbbiden”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Krajen, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe gjuetisë”, pasi nga hetimi disajavor, rezultoi se kishte kultivuar në ambient të hapur, në fshatin Krajen, Lezhë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithashtu, një sasi fishekësh arme gjahu, pa leje.

-A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb