Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit ku u pa për herë të fundit Jani Prenga.

Gazetarja Klodiana Lala, në një raportim për News24 ka bërë me dije vendimin e gjykatës dhe detaje të tjera nga procesi.

“ Ndërkohë që Dritan Redheli dhe Gentian Doci Funiqi, të dy të njohur si bosë të drogës urdhëruan rrëmbimin e Jan Prenges për shkak të përplasjeve për trafikun e kokainës dhe ata që e vranë janë në arrati, gjykata e posacme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar shpalli verdiktin për kopshtarin e Golden Resort dhe dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Festim Bexhdili u cilësua fajtor për rrëmbim dhe zhdukje personi kur i është shkaktuar vdekje, fshehje dhe asgjesim kufome, armëmbajtje pa leje si dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Olsi Turja u dënua me 3 vite burgim për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Përgjatë një ore gjykata rindërtoi të gjithë mekanizmin e ngjarjes së rëndë  sipas së cilës rezulton se Jan Prenga baba i 3 fëmijëve u rrëmbye me 17 janar 2020 në Kamze, disa ditë pasi ishte ndjekur e vëzhguar.

Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata të fundit mundën ta fusnin në një makinë Range Rover ngjyrë e bardhë. Automjeti me pengun brenda shkon në Golden Resort në pronësi të Altin Hajrit, një ish I skeduar për trafik droge.

Në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në toke.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qendron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, cka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf dhe e fusin në një furgon të bardhë

Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

Gjykata tha se ka krijuar bindjen se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti kishte grabitur një sasi të madhe kokaine në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogës Dritan Rexhepaj që ndodhej atëkohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruar të merrej peng babai I 3 fëmijëve.

Astrit Prenga e ktheu një sasi kokainë dhe pagoi një shumë të madhe parash, por rrëmbyesit nuk e liruan pengun.

Rexhepaj, Doci dhe 3 rrëmbyes janë marrë të pandehur, por procesi ëhstë pezulluar përkohësisht. Për Altin Hajrin hetimet janë veçuar”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb