KRUJE

Banorët e prekur nga tërmeti kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në çadrat dimërore, ku janë strehuar prej më shumë se një muaj. Edhe pse jo të lumtur, por me besim se do t’ja dalin të rimëkëmben ata janë munduar të festojnë në kushtet ku jetojnë.

Fëmijët janë grupuar së bashku për të mos ndjerë pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas. Gazetari i News24, Osman Stafa ishte pranë këtyre familjeve në Mazhë të Madhe në Krujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb