Tragjik ka rezultuar fati i një 61-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: