Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e datës 14 qershor 2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një 60-vjeçar dyshohet se është rrëzuar biçikleta me të cilën po udhëtonte .
Sipas informacionit zyrtar nga policia e kryeqytetit, F. T., 60 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëzimit dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
unohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.