Tragjik ka rezultuar fati për një 8-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë pasi u lëndua gjatë lojës me bashkëmoshatarët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Has.

I mituri me inicialet E.C., mësohet se është rrëzuar në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Ndonëse ai është dërguar në spitalin e Hasit, rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb