Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit me inicialet R.M., aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb