Një ngjarje tronditëse është shënuar këtë të premte në SHBA, ku aktori i njohur, Alec Bladwin, ka vrarë aksidentalisht gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souz. Ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale dhe Baldwin nuk ishte në dijeni se arma ishte e mbushur.

“Prodhimi është ndalur për momentin. Siguria e aktorëve dhe ekuipazhit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në deklaratën fillestare të kastit të filmit.

Por kush ishte drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins?

Hutchins lindi në vitin 1979 në Ukrainë dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Ajo studioi në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare.
Më pas punoi për reduksione dokumentare britanike në Europën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.

Në vitin 2013, Helena kreu doktoraturën në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit. Ndërsa në
vitin 2019 ajo u emërua si një nga yjet e ardhshme nga revista American Cinematographer.

Kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb