Thomas Strakosha pavarësisht se u shërua nga COVID-19 do të duhet të presë për t’u rikthyer në fushë me Lazio-n.

Trajneri Inzaghi ka konfirmuar se për sfidën e nesërme ndaj Zenit në Champions League në portë do të startojë Pepe Reina.

Inzaghi ka sqaruar se Strakosha mëngjesin e sotëm ka bërë disa ushtrime, por prej faktit se ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë atëhere nuk është gati për t’u ulur në stol.

“Këtë mëngjes Strakosha bëri një disa ushtrime me Graubunden dhe Zappala. Strakosha është portieri ynë, por ai ka qenë jashtë për një kohe. Pra, Reina do të jetë në portë nesër, për të dielën do të shohim.’’- tha trajneri Simone Inzaghi.

Thomas Strakosha prej gati 1 muaj qëndroi në izolim nga COVID-19 derisa u shërua, duke humbur disa ndeshje në Itali me Lazio-n si dhe me kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb