Presidenti Ilir Meta iu është kundërpërgjigjur kritikave pas një video që ai publikoi ku shfaqej duke cituar disa vargje të Naim Frashërit.

Në një intervistë për Vizion plus, Meta ka ironizuar ata që i cilëson ‘djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur’, duke shigjetuar kështu nismën e kryeministrit Rama, Vuçiç dhe Zaev.

Sipas Metës, ata i shqëtëson mesazhi patriotik që mbartnin vargjet e poezisë për shkollën e parë shqipe.

“Djemtë e shoqatës se Ballkanit te Hapur ndihen shume te shqetësuar nga poezitë patriotike dhe mesazhet e tyre. Marrëdhëniet e mia me Edi Ramën, nga ana kushtetuese dhe institucionale, janë shumë korrekte. Nuk e di pse, djemtë e Shoqatës së Ballkanit të Hapur, shqetësohen për poezitë në gjuhë shqipe.
Djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur i shqetëson poezia për Shkollën e Parë Shqipe. Ata i ka shqetësuar mesazhi i poezisë, sepse ata janë çuna kozmopolit, për ata nuk ka rëndësi më as kombi dhe asgjë tjetër. Dhe po flas për shoqatën e Ballkanit të Hapur.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: