“Pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës sime janë fryrë prej disa ditësh”. Me këto fjalë Ermal Meta tentoi të shpjegojë për fansat e tij problemin shëndetësor me të cilin është përballur këto kohë. Një problem i një natyre të panjohur. Për të gjetur shkaqet dhe për të filluar kështu një cikël specifik trajtimesh, ai njoftoi anulimin e dy koncerteve, në Peschici dhe Giffoni (26 dhe 27 korrik).

“Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu”, ka shkruar këngëtari në Instagram. “U zgjova dje në mëngjes më keq se zakonisht, kështu këtë mëngjes. Pa dëshirë, jam i detyruar të anuloj koncertet në Peschici dhe Giffoni pasi më duhet të hetoj dhe zgjidh situatën. Me vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave. Shihemi se shpejti “. Më pas ai ka shpërndau në rrjetet sociale dy foto në të cilat tregonte ënjtjen: shkrepje që alarmuan menjëherë fansat, aq sa në orët në vijim Ermal shkroi një status në Twitter për të larguar shqetësimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Teksa lexoj portale të ndryshme, duket sikur jam duke vdekur.-shkruan fituesi i Sanremos në Twitter.

“Qetësohuni njerëz. Do çlodhem dhe kortizonët do bëjnë punën e tyre. Shihemi pas ca ditësh.”

Data e ardhshme e planifikuar është e premtja 29 në Castelfolk të Villa Lagarina, në provincën e Trentos, më pas në Porto Recanati, Udine, Gavorrano dhe Forte dei Marmi.

Një turne që filloi nga Genova, më 6 korrik, dhe tashmë ka vazhduar me Romën, Brescia, Novara, Villafranca di Verona, Asti dhe Ferrara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: