Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Ardhe Xharavina është një personazh që di si të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi ai duket se ka thumbuar moderatoren Bora Zemani në lidhje me lajmet për ribashkimin me ish të dashurin e saj Donald Veshajn.

Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të ish-çiftit.

Fillimisht ai ka publikuar një foto-emoji të tokës, i cili zakonisht përdoret për të përcjellë mesazhin se “bota është e rrumbullakët”, ndërsa më tej krahas disa fotove të tij ai shkruan:

“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Ish-konkurrenti i Për’puthen është përfolur shpesh për një lidhje me Bora Zemanin, ndërsa nuk kanë munguar statuset me nënkuptime nga ana e tij. Në rrjet herë pas here qarkullonin foto të dyshes që nxisnin dyshime se mund të jenë bashkë, por edhe vetë ish-konkurrenti i “Për’Puthen” shpesh postonte foto në Instagramin e tij që nga publiku lexoheshin si kunja drejt Borës. Megjithatë, ai nuk ka folur me emra konkretë, duke lënë të hapur dyshimet.

Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht./Panorama Plus

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb