Pas shfaqjes së ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos pak muaj më parë në kufi me Shqipërinë i veshur si ushtarak, ministrja Mimi Kodheli e ka quajtur të pakuptimtë këtë veprim të tij. Në emisionin “Fol me mua fol me ata” në TVSH, ministrja e Mbrojtes tregoi edhe detaje nga biseda me homologun grek në ministerialin e shkurtit.
“Veshja si ushtarak e tij nuk ka sens, por besoj se ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik. Por e kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar qysh atëhere kur doli si ushtarak.”- tha Kodheli. Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi ministrja Kodheli tha se janë shumë korrekte ashtu si duhet të jenë dy vende antare të NATO-s
Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentit ministrja Kodheli tha se Partia Socialiste dëshiron president konsensual dhe pse i kanë votat për ta zgjedhur vetë atë. E pyetur nëse do të jetë emri i saj si kandidate për presidente, Kodheli tha se ajo nuk është vetëofruar asnjëherë.

(e.f/BalkanWeb)