TIRANE

Prej disa ditësh mediat në vend i kanë dedikuar hapësira të tëra lajmesh Albi Nakos, balerinit dhe koreografit të njohur shqiptar që tashmë pritet të nisë një karrierë të re artistike në Itali. Më shumë se sa vetë angazhimi i tij i ri, shumëkush u fokusua në komentet që i kishin lënë dy vajzat e njohura, balerina Klaudia Pepa, ish-bashkëshortja e tij që i uronte fat të mbarë dhe Alba Hoxha, balerina tjetër e që e pyeste hapur: “Domethënë na le”?

Së fundmi ai ka zbuluar për revistën ‘Class’ se bëhet fjalë për një projekt që ka të bëjë me baletin. Albi ka bërë të ditur se po tenton të bëhet pjesë e ‘Rai-t’, por kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga televizioni ‘Klan’. “Jam në një tentativë projekti brenda ‘Rai-t’ që ka lidhje me baletin, sigurisht.

Nuk jam shkëputur nga televizioni ‘Klan’ sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh”, – ka thënë Nako. Duke qenë se projekti ka të bëjë me baletin shumë mund të mendojnë se pjesë e tij do të jetë edhe ish-bashkëshortja e Albit, Klaudia Pepa. Në fakt ai i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, duke treguar se balerina nuk do të jetë fare e përfshirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb