Partia Demokratike ka reaguar pas daljes së zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pa maskë, në një aktivitet të PS.

Ish-deputeti Bardh Spahia shkruan në “Facebook” se papërgjegjshmëria e Komitetit të Ekspertëve është epike, ndërsa shton se Rakacolli ka shkelur masat anti-Covid.

Reagimi i Spahisë:

BENI SI THEM UNE POR JO SI BEJ UNE! Papërgjegjshmëria e komitetit të ekspertëve është epike!

Shkelja flagrante e masave anticovid nga vetë Rrakacolli në një aktivitet të PS ku ajo ishte e ulur në rradhën e parë vazhdon të kalojë, pa minimumi një ndjesë publike! Qytetarët gjobiten, ndërsa kryetarja e komitetit të ekspertëve e quan “incident” kur vetë shkel rregullat për hir të partisë, edhe kur kjo shkelje publikohet me figurë, edhe kur i jepet mundësia që të bëjë një reflektim publik!
Dhe shfaqja vijon kur u kërkohet qytetarëve “respektimi deri në detaj të distancave fizike e sociale sepse mbrojnë nga Covid e mutacionet e tij”!
Komiteti i ekspertëve që në parim duhet të jetë mendja profesionale administruese e pandemisë është shndërruar në një trupë në shërbim të pushtetit, dhe përcjell mesazhe moraliste për rregulla që nuk i rrespekton as vetë! “Profesionistë” që identifikojnë si “problem” për rritjen e numrave vetëm qytetarët, kur në fakt “strategjia” mbetet qesharake, në kushtet kur universitetet mbahen në mbyllura kurse kafenetë të hapura! Një llogjikë, që vetëm profesionale nuk është!
Cila është pjesa e punës së institucioneve në këtë situatë?
Pse nuk raportohet edhe vaksinimi në baza ditore e pse nuk ka një plan vaksinimi të shpallur zyrtarisht?
Kjo është puna e vërtetë e cdo komiteti të ngjashëm ekspertësh!
Kjo qeveri vazhdon të mos ketë një strategji e plan konkret për nenaxhimin e Covid-19 por vijon sipas parimit mesjetar “me të parë e me të bërë”.

Braktisjen nga qeveria në këtë situatë e ndjen cdo qytetar i prekur përmes kostove të trajtimit që i paguan vetë dhe kjo është sa antiligjore aq edhe c’njerëzore! Propaganda mediatike veçse e nxjerr në pah këtë shfaqje të shëmtuar paaftësie e militantizmi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb