Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë sqarime dhe njëherë për foton që qarkulloi në media ku shfaqej në një takim pa maskën, e cila në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Teksa u pyet nga gazetarët gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik për këtë çështje, Rakacolli tha se ishte një incident i izoluar dhe se nuk e kishte vendosur vetëm për një moment maskën.
“Ajo ka qenë një incident i izoluar. Dhe ka qenë një situatë të tillë. Ajo ndodhi. Aty nuk ishin më shumë se 14 veta. Është marrë jo gjatë takimit, por në fund të tij, kur ishin bërë takimet me orare të ndryshëm. Nuk diskutohet se përderisa atyre ishte një foto, s’mbetet më për t’ju shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kam reaguar që atë ditë, pasi kur nisi aktiviteti kishte pak veta. Ka qenë momenti i lëvizjes së orareve dhe ardhjes së njerëzve.”, -tha Rakacolli. Ndërkohë ajo u pyet dhe në lidhje me një trajnim që bëri Ermal Mamaqi, ku përveç qytetarëve aty u mblodhën dhe shumë personazhe të njohura shqiptare, pa respektuar protokollin anti-covid. Rakacolli tha se në dijeninë e saj policia ka vendosur gjoba për këtë rast.
“Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba.”, tha ajo.
Kujtojmë se më 20 janar Rakacolli ishte e pranishme në mbledhjen e Partisë Socialiste, ku u fotografua pa maskë në ambient të mbyllur.
(BalkanWeb)