TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, shoferë të dy autoboteve të cilët tregtonin ujin që e vidhnin nga tubacioni i ujësjellësit. Lajmin e bën të ditur, UKT, e cila njofton se janë sekuestruar dhe dy autobotet.

Këto autobote e vidhnin ujin nga tubacioni kryesor i ujësjellësit dhe e tregtonin për qëllime përfitimi. Përveç kësaj, ky ujë që u shitej në mënyrë abuzive qytetarëve, nuk përmbushte as standardet e sigurisë për shëndetin e tyre. Arrestimet u kryhen nga Forcat e Komisariatit nr. 4 dhe strukturat e UKT. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: