TIRANË- Komisioni  i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj.  Kjo e fundit u shkarkua 3 muaj më parë.

Ajo mbante postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ndërsa kohë më parë u shkarkua nga KPK-ja.

Vendimi për ta shkarkuar u mor pasi KPK shqyrtoi për një javë dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.

“Komisioni e konsideron të mbyllur procesin e rivlerësimit. Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”,  thuhej në njoftimin e KPK-së.

Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

Në seancën e 25 prillit KPK shtyu në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit, me pretendimin se kërkonte më shumë kohë për të llogaritur likuiditetitet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohej se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb