TIRANE

Në një kohë kur KLP është i përfshirë nga debati, pasi një anëtar i tij rezulton të jetë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër ish prokuror shpërthen ndaj këtij institucioni.

Tom Dedaj i shkarkuar me votim unanim në KLP, dy ditë më parë, ngre akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndërsa thotë se njoftimin për shkarkimin e tij nga detyra e kishte mësuar përmes medias.

“Si specialist i kësaj fushe mendoj se nuk është e drejtë dhe e bazuar në ligj ta gjykosh tjetrin e ta ndëshkosh pa e thirrur. Më keq akoma pa e dëgjuar fare atë. Po të drejten e fjalës së fundit s’ta kanë mohu as pushtuesit turq, po as gjermani,po as Enveri. Madje ky i fundit në një rast nga viti 1944 mori vesh se një skuadër partizane kishte pushkatuar një njeri pa gjyq…u indinjua thellë dhe urdhëroi që të caktohej një trup gjykues dhe të gjykohej njeriu pas pushkatimit dhe gjykata të merrte një vendim. S’mund te pushkatohet njeriu kishte thene pa një gjyq pa një akuze a pa ju dhënë e drejta e fjalës qoftë edhe formalisht.” thotë Dedaj në një mesazh drejtuar redaksisë së “BalkanWeb”.

Ndër të tjera Deda ngre habi edhe ndaj motivacionit të shkarkimit të tij nga detyra. Ndërsa dërgon vendimin e gjykatës së Apelit për krime të rënda, i cili e ka dënuar atë për “moskallëzimit të krimit”  dhe jo për “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, sikundër pretendon KLP.

Në dokument thuhet se për Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda rezulton e provuar dhe e pranuar nga të pandehurit, dëshmitarët dhe përgjimet se më dt.18.10.2016 kur i pandehuri Zeqja ka tentuar t’i japë një përfitim të parregullt prej 20 000 lekësh të pandehurit Dedaj, nuk ka bërë kallëzim penal ndaj tij, duke konsumuar kështu veprën penale të ‘Moskallëzimit të Krimit”. Vendim për të cilin ish-prokurori Dedaj thotë se e ka ankimuar.

Dokumenti Tjeter

Bazuar mbi këtë vendim Dedaj pyet se a mund të shkarkohet një prokuror për moskallzim krimi.

“Po çfarë krimi nuk ka kallëzuar Prokurori…i paska shkuar një shtetas në zyrë për ta takuar prokurori i paska thënë çeshtja jote është përfunduar sipas ligjit, urdhri për kthimin e mjetit është dërguar për ekzekutim në Komisariatin e Policisë. Ky shtetasi paska dashur ta falenderojë dhe paska nxjerrë portofolin, jo lekët e përsëris portofolin..dhe prokurori i paska thënë fute në xhep portofolin mos nxirr lekë se të fus në burg. Ku është moskallëzimi i krimit këtu, i cilit krim na qenka krim me nxjerre portofolin.Më keq akoma prokurori te nesermen paska bere dhe kallzim penal, por Gjykata thotë e ke bërë me vonesë dhe të shkurtër.”-shkruan ndër të tjera ish Prokurori Dedaj.

Letra e plotë në BalkanWeb:

Nga televizionet private me erdhi nje informacion se Keshilli i Larte i Prokurorise ka marre vendim sot per shkarkimin tim nga detyra. U çudita…realisht nuk e di ne eshte e vertete apo jo. Them keshtu pasi nuk kam dijeni. Si specialist i kesaj fushe mendoj se nuk eshte e drejte dhe e bazuar ne ligj ta gjykosh tjetrin e ta ndeshkosh pa e thirrur. Me keq akoma pa e degjuar fare ate. Po te drejten e fjales se fundit s’ta kane mohu as pushtuesit turq, po as gjermani,po as Enveri. Madje ky i fundit ne nje rast nga viti 1944 mori vesh se nje skuader partizane kishte pushkatuar nje njeri pa gjyq…u indinjua thelle dhe urdheroi qe te caktohej nje trup gjykues dhe te gjykohej njeriu pas pushkatimit dhe gjykata te merrte nje vendim. S’mund te pushkatohet njeriu kishte thene pa nje gjyq pa nje akuze a pa ju dhene e drejta e fjales qofte edhe formalisht. Por une çuditem edhe per faktin se perse me kane shkarkuar..une jam deklaruar fajtor dhe denuar nga Gjykata per vepren penale te “moskallzimit te krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Vendim qe e kam ankimuar. Po a mund te shkarkohet nji prokuror per moskallzim krimi….Po çfare krimi nuk ka kallzuar Prokurori…i paska shkuar nje shtetas ne zyre per ta takuar prokurori i paska thene…çeshtja jote eshte perfunduar sipas ligjit,urdheri per kthimin e mjetit eshte derguar per ekzekutim ne Komisariatin e Policisë. Ky shtetasi paska dashur ta falenderojë dhe paska nxjerre portofolin, jo leket e perseris portofolin..dhe prokurori i paska thene fute ne xhep portofolin mos nxirr leke se te fus ne burg. Ku eshte moskallëzimi i krimit ketu, i cilit krim..na qenka krim me nxjerre portofolin…Me keq akoma prokurori te nesermen paska bere dhe kallzim penal..por Gjykata thote e ke bere me vonese dhe te shkurter….Ne cilin nen te cilit ligj thuhet se kallzimi penal behet sot a neser,ne cilin nen thuhet se kallzimi duhet bere i gjatë apo i shkurter…Çdo veper penale ka dhe nje moral…ta zeme se une e paskam kryer veprimin pra s’paskam bere kallzim…lind pyetja a e ka komoditetin shteti shqiptar te shkarkoje nga detyra nji prokuror qe nuk merr leke as dhurate (keshtu thote Gjykata ne vendim)…A ka moral Keshilli i Larte i Prokurorise i perbere nga anetare me probleme te renda me ligjin si Arben Dollapi,Besnik Cani,Gentjan Osmani,nuk e kane kaluar vetingun pasi janë ankimuar nga Komisioneri Publik. Perse situata ligjore e tyre duhet vleresuar e mirqene dhe e imja jo…edhe une jam para nje vendimi te ankimuar..me keq akoma une thjesht per moskallzim krimi ata po nuk kaluan vetingun kalojne direkt ne ndjekje penale per vepra penale shume te renda. Po a ka moral te me gjykoje Bujar Sheshi qe jo vetem qe sipas shkreses eshte spiun i nje regjimi diktatorial por eshte automatikisht i penalizuar dhe autor i vepres penale te fallsifikimit te dokumenteve dhe do shkoje ne burg,me keq akoma se ka qene prokurori i çeshtjes time Po a eshte turp te jesh spiun,po a eshte turp te mashtrosh dhe ke qene prokuror ne Prokurorine e Përgjithshme dhe i Apelit te Krimeve te Renda. Po çfare morali ka Tartar Bazaj qe eshte i akuzuar per mashtrim…po a ka moral ai te me ndeshkoje mua kur ka fallsifikuar dokumentat sepse s’ka mbaruar shkollen e mesme….Shteti Shqiptar po tronditet nga reforma ne drejtesi…per te luftuar korrupsionin..po çfare mesazhi perçon ky ndeshkim i imi qe jam i çertifikuar me vendim gjykate si nje prokuror qe s’marr leke…Po ajo struktura e frikshme qe po krijohet a do te quhet Struktura e Posaçme Antikorrupsion apo Struktura e Posaçme Antimoskallzim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb