Në seancën e sotme plenare,  Arben Ahmetaj u propozua nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.

Kujtojmë se pak javë më parë, Ahmetaj u shkarkua nga Rama nga posti i zv/kryeministrit ndërsa në vend të tij u emërua Belinda Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb