Mënyra se si u largua nga pankina e Napolit nuk ishte aspak e denjë për një emër të madh të trainingut si Carlo Ancelotti. Megjithëse, aspak një suprizë, tekniku u shkakrua nga detyra menjëherë pasi drejtoi skuadrën drejt kualfikimit nga faza e grupeve në Champions League.

Ancelotti Juventus Napoli 2019 1fa585htlvta01hytavexfijfb
Ancelotti Juventus Napoli 2019 1fa585htlvta01hytavexfijfb

Por Ancelotti duket se nuk ka kohë të mërzitet, pasi vetëm pak orë pas “divorcit” me Napolin në tavolinën e tij u vendos një ofertë e rëndësishme nga Arsenal. Klubi anglez kërkon të kthejë teknikun në Premier League, duke evidentuar tek ai njeriun e duhur për të përmbysur sezonin e skuadrës londineze. Kjo e fundit vuan rezultatet negative në kampionat, që sollën edhe largimin nga detyra të Unai Emery.

1193563445.jpg.0
1193563445.jpg.0

Aktualisht, “Topçinjtë” drejtohen nga Fredric Ljunberg, por suedezi nuk shihet si një zgjidhje përfundimtare. Për këtë arsye, Arsenal kërkon të ulë në pankinë Ancelotti. Për ta bindur trajnerin italian, klubi londinez I ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, ndërsa edhe një buxhet të rëndësishëm për ta përdorur që në merkaton e janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: