Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila njofton se seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, në orën 11:00. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua pak kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e kanalit vaditës në Lushnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb