TIRANE

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri pavarësisht se u zëvendësua përgjatë vitit që lamë pas nga kryeministri, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga ‘detyrimet’ e institucionit që drejton. Këtë herë përmes një postimi në rrjetin social ’Instagram’, Gjiknuri shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa ndan edhe foto nga puna e tyre.

“Mirënjohje dhe vlerësim për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike janë në krye të detyrës për të garantuar furnizim me energji në zonat malore”, shkruan ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb