TIRANE- Pas shkarkimit nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako iu drejtua zyrës së tij, atje ku kaloi shumë kohë që nga emërimi i tij në vitin 2015. Madje, në një komunikim për ‘News24’ Çako pohoi se pas shkarkimit kishte shkuar direkt në zyrë, konkretisht rreth 3 orë më parë.

Ndërkohë, burime për ‘BalkanWeb’ raportuan se pak çaste më parë, rreth orës 15:10 Çako është parë duke dalë nga godina që drejtori prej 3 vitesh.

Kujtojmë se shkarkimi i tij nuk ishte i beftë, pasi ishte përfolur me herët që do të merrej ky vendim, që edhe Çako siç duket e ka pritur mirë. Këtë e dëshmojnë edhe disa foto që qarkulluan sot në të gjitha mediat, ku Çako shihej i qeshur duke hyrë në zyrën e tij, madje nuk ka nguruar që të përshëndes me dorë edhe gazetarët.

hakiuuurrr-770x433

hakiu-cakooo

hakuurrrr

hakiuuu

hakiu
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: