Pak ditë më parë, Michelle Heaton, vendosi që të rrëfente për herë të parë varësinë e saj nga alkooli. Ajo tregoi historinë e saj të “errët” në “Dita Ndërkombëtare e të qenit Esëll”.

Këngëtarja e njohur postoi disa fotografi ku zbulonte se gjendja e saj kishte qenë aq serioze, sa i kishin mbetur vetëm pak ditë jetë.

42-vjeçarja kishte bashkuar dy foto të ndryshme, njëra e shkrepur 20 javë më parë dhe tjera ishte aktuale.

“Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë”, shkruan në statusin e saj Michelle.

Këngëtarja vendosi që të bënte publike historinë e saj, në mënyrë që të inkurajonte brezat e rinj që t’i thonë jo alkoolit. Ajo jep një mesazh për ta, duke u thënë që të shijojnë jetën pa ndihmën e pijes.

Michelle Hetaton zbulon gjithashtu se ka marrë ndihmë profesionale që të dilte nga ajo që po i merrte jetën. Tashmë ajo ka mbi 100 ditë që nuk ka pirë alkool”.

“Hapi më i vështirë është të pranosh që ke një problem. Tre muaj më parë isha në derën e vdekjes, më kishin dhënë vetëm disa ditë jetë. Isha shumë ë sëmurë, kisha humbur aq shumë peshë. Lëkura ime ishte e tejdukshme, barku im ishte shumë i fryrë dhe shumë i fortë. Dhe doja të pija më shumë dhe më shumë. Më doli jashtë kontrollit dhe nuk po më lejonte të bëja më asgjë”, rrëfen Michelle.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb