Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Bardhi shkruan në “Facebook” se raporti konfirmoi se Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhjet e lira e të ndershme.

Sipas Bardhir, ODIHR i vuri vulën 30 qershorit me konstatimet se votuesit nuk patën mundësi të zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelën ligjin, se u shkatërrua besimi i publikut, se administrata zgjedhore cenoi besimin e publikut.

Reagimi i Bardhit:

Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk. Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi. Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama. Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb