Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njofton se shkolla “Emin Duraku”, në Tiranë, qëndron e hapur, ndonëse është dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja thekson se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet me dy turne, pasi pjesa e dëmtuar nga tërmeti nuk do të përdoret.


“Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit. Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, shkruan ministrja Shahini.


  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb