Pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ekspertët dhe inxhinierët vendas e të huaj ndodhen në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve. Vlerësimi ka nisur dhe në qytetin e Laçit, që ishte një nga zonat e prekura nga tërmeti.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se grupi hetimor për kryerjen e veprimeve procedurale në këtë qytet ka nisur hetimet për 7 pallate, të cilat janë nxjerrë jashtë funksionit dhe pritet të shemben, për shkak të problemeve në strukturë.

Burime paraprake i thanë gazetarit Ndreka se do të hetohet çdo ndërhyrje strukturore e bërë në godinat e shkatërruara nga tërmeti nga ana e banorëve apo e bizneseve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb