Për Wayne Rooney-n sezoni që u mbyll nuk mund të konsiderohet pozitiv pasi për herë të parë pas shumë vitesh nuk kishte një rol lideri te Manchetser United.

Muaj më parë u përfol për një largim nga “djajtë e kuq”, por më në fund duket se një vendim është marrë.

Të martën në mbrëmje u njoftua se 31-vjeçari nuk do të udhëtonte drejt Amerikës për turneun veror pasi në fundjavë do të kompletonte transferimin e tij si futbollist i lirë tek Everton, raporton “SPORTBible”.

Gjithashtu është mësuar se së shpejti Wayne do të mbaj një takim me menaxherin e Everton, Ronald Koeman. Londinezët pretendojnë se së bashku me Rooney në klub të mbërrijë një tjetër sulmues, Oliver Giroud nga Arsenal.

Rooney është pjesë e akademisë së Everton dhe me këtë klub ka nisur edhe karrierën si futbollist profesionist. Në sezonin 2004-2005 ai iu bashkua Manchester United për t’u shndërruar në nja nga futbollistët më të mirë në historinë e “djajve”. Anglezi me United ka zhvilluar 393 ndeshje dhe ka shënuar 183 gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb