Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, rrëfen në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se si e mësoi lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të të madhit Xhevdet Feri.

Bulku tregon se lajmin e tmerrshëm ja ka dhënë bashkëshorti, teksa ishte duke bërë prova në skenë.

Si e mësuat lajmin për vdekjen e Xhevdet Ferit?
Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!

Ju e dinit që ishte i sëmurë?
Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm.

Ju thatë se mendonit se e kishte kaluar atë fazë të sëmundjes, fliste pak për të?
Xhevdeti ishte një natyrë kaq optimiste, e djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese. Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin. Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar… në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë. Kjo është një gjë shumë e bukur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb