Është liruar pas disa orësh marrje në pyetje nga policia, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.

Sulaj u mor në pyetje në policinë e Tiranës, ku sqaroi rrethanat e komunikimit me të ndaluarit, kontrollorët e Albcontrol, sepse rezultonte të kishte komunikime me ta.
Lajmi u konfirmua për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.

Aktualisht në paraburgim qëndrojnë tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Kujtojmë se greva e kontrollorëve të AlbControl solli paralizim të punës në Rinas, ku u bllokuan fluturimet ajrore në të vetmin aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë. Protesta e kontrollorëve erdhi pas vendimit për përgjysmim të rrogës së tyre. Ditën e sotme nisin fluturimet e udhëtarëve, ashtu siç komunikoi edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb