TIRANË

Ish-deputeti Kastriot Islami ka dalë nga ambientet e Komisariatit numër 2.

Islami është kapur nga policia, për shkak se nuk mbante maskë.

  • foto galeri

Efektivët e policisë i kanë kërkuar atij që t’ju jepte një mjet identifikimi.

Ndërsa, Islami ka thënë se nuk kishte mjet identifikimi, për shkak se ishte duke bërë vrap dhe prandaj nuk kishte maskë.

Pas pak kohësh në komisariat, Kastriot Islami është lënë i lirë nga ana e policisë.

(d.xh/ Balkanweb)\

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb